Përgjegjësitë:
– Menaxhimi dhe mirëmbajtja e dosjeve të punonjësve dhe dokumentacionit të nevojshëm.
– Ndihma në procesin e rekrutimit duke planifikuar intervista, përpunuar aplikimet dhe komunikimin me kandidatët.
– Asistimi në përgatitjen dhe shpërndarjen e kontratave të punës dhe dokumenteve të tjera ligjore.
– Koordinimi i trajnimeve dhe aktiviteteve të zhvillimit të stafit.
– Mbajtja e evidencave për pushimet vjetore, ditët e sëmundjes dhe orët e punës.
– Asistimi në implementimin e politikave të burimeve njerëzore dhe zgjidhjen e pyetjeve ose shqetësimeve të punonjësve.
– Mbështetja në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve të brendshme të kompanisë.
Kualifikimet:
– Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Burime Njerëzore, ose fusha të ngjashme.
– Përvojë paraprake në rolin e ngjashëm është avantazh (jo e detyrueshme).
– Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe proceseve të burimeve njerëzore.
– Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
– Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
– Njohuri të mira të programeve të paketës Microsoft Office (Word, Excel).
– Njohuri të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe të folur).
Ofrojmë:
– Pagë konkurruese.
– Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
– Ambient pune miqësor dhe ekip bashkëpunues.
– Mundësi për avancim në karrierë në fushën e burimeve njerëzore.
Aplikimi:
Dërgoni CV-në tuaj në hr@humanedgealbania.com duke përmendur subjektin “Aplikim për pozicionin Asistente Burime Njerëzore”.
Kap mundësinë e artë. Zbulo pozicionet më të mira!