Human Edge Albania

Shërbimet Tona

Shërbimet Tona

Zgjidhje Inovative për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

HR outsourcing nga Human Edge Albania sjell një qasje gjithëpërfshirëse që i lejon kompanitë të përqendrohen tek aktivitetet e tyre më të rëndësishme, ndërsa funksionet e burimeve njerëzore bëhen më të strukturuara dhe strategjike.

Përmes ekspertizës sonë, ndihmojmë bizneset të përmirësojnë performancën, të ulin kostot dhe të sigurojnë që proceset e tyre të jenë në përputhje me praktikat më të mira të industrisë.

Rekrutojmë Talentet Më të Mira

Të identifikojmë dhe të rekrutojmë profesionistët më të kualifikuar që përmbushin kërkesat specifike të klientëve tanë.

Ndërtojmë Partneritete Afatgjata

Të krijojmë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme me klientët tanë, duke i ndihmuar ata të arrijnë objektivat e tyre afatgjata përmes një menaxhimi të suksesshëm të burimeve njerëzore.

Ofrimi i Trajnimeve dhe Zhvillimit

Të ofrojmë programe të zhvillimit profesional dhe trajnime që ndihmojnë në përmirësimin e aftësive dhe kompetencave të punonjësve.

Shërbime të Konsulencës HR

Të asistojmë kompanitë në krijimin dhe implementimin e strategjive të suksesshme të burimeve njerëzore, për të përmirësuar kulturën e punës dhe performancën e ekipit.

Burime Njerëzore dhe Payroll Part-Time:

Të ofrojmë shërbime të menaxhimit të pagave dhe administratës së burimeve njerëzore në bazë part-time, për të ndihmuar kompanitë që të reduktojnë kostot dhe të përfitojnë nga fleksibiliteti në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Përgatitjen e Kontratave Individuale të Punës

Të ofrojmë shërbime përgatitjeje dhe menaxhimi të kontratave individuale të punës, duke siguruar që të gjitha marrëveshjet të jenë të qarta dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Administrimin e Personelit

Të menaxhojmë të gjitha aspektet e administratës së personelit, përfshirë menaxhimin e dosjeve të punonjësve, monitorimin e performancës dhe trajtimin e çështjeve administrative të përditshme.

Burime Njerëzore të Jashtme për Kompanitë e Reja

Të ndihmojmë kompanitë e reja duke ofruar shërbimin e burimeve njerëzore të jashtme, duke siguruar mbështetje të plotë në të gjitha aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të lehtësuar proceset e përditshme për ta.

Apliko Tani

Aplikoni këtu nëse ende jeni të paqartë për karrierën tuaj dhe na lejoni t’ju drejtojmë në rrugën që ju përshtatet më shumë.